Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan, Indi: Përfaqësues ushtarakë biseduan për dhunën kufitare


Banorët e një fshati kufitar pakistanez qëndrojnë në gërmadhat e shtëpisë së tyre të shkatërruar nga këmbimi i zjarrit ndërmjet Pakistanit e Indisë

Banorët e një fshati kufitar pakistanez qëndrojnë në gërmadhat e shtëpisë së tyre të shkatërruar nga këmbimi i zjarrit ndërmjet Pakistanit e Indisë

Zyrtarë të lartë ushtarakë të Pakistanit dhe Indisë kanë biseduar sot për përleshjet aktuale kufitare në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Ky ishte takimi i tyre i parë i nivelit të lartë prej se kanë shpëthyer konfliktet.

Zyrtarë pakistanezë thanë se të dy palët kanë biseduar për mënyrat për reduktimin e tensioneve përgjatë kufirit në Kashmir.

Së paku 20 civilë janë vrarë në të dy anët e kufirit prej përleshjeve, që filluan më 5 tetor.

Këto përleshje konsiderohen shkelja më serioze e armëpushimit të arritur ndërmjet dy vendeve, në vitin 2003.

Prej vitit 1947, India dhe Pakistani i kanë zhvilluar dy luftëra lidhur me pretendimet e tyre për rajonin Kashmir në Himalaje.

XS
SM
MD
LG