Ndërlidhjet

BE: Përkujtohen përkushtimet e Serbisë para vizitës së Putinit


Flamuri i BE-së
Flamuri i BE-së

Bashkimi Evropian i ka thënë sot Serbisë se duhet t’i dëshmoj të arriturat si kandidat për pranim në BE, gjatë vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin, në Serbi.

Në raportin e saj nga Brukseli, agjencia AFP vlerëson se Rusia është aleat historik i Serbisë.

BE-ja i ka shpallur disa runde të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë për rolin e saj në krizën në Ukrainë, por presidenti Putin ende mund të presë pritje të ngrohtë ditën e enjte në Beograd, meqë Serbia ka refuzuar tu bashkohet sanksioneve të ashpra të Brukselit.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, tha sot në Bruksel se Serbia është pajtuar që në mënyrë graduale t’i harmonizoj politikat e saj në linjë me ato të BE-së.

“Serbia është vend kandidat, që aktualisht zhvillon negociata me Bashkimin Evropian dhe ne presim që ky pozicion, pra drejtimi proevropian i Serbisë, do të konfirmohet, po ashtu, gjatë kësaj vizite në Beograd”, tha Maja Kocijançiq.

Në Beograd, Putini do të marrë pjesë në paradën ushtarake për shënimin e 70 vjetorit të çlirimit të qytetit nga okupimi nazist në vitin 1945.

XS
SM
MD
LG