Ndërlidhjet

Kinë: “Tigri i Putinit” i dyshuar për sulmin e pulave


Pamje e një tigri siberian
Pamje e një tigri siberian

Autoritetet e Kinës ende janë në kërkim të një “tigri të Vladimir Putinit”, i cili është i dyshuar për therrjen e pesë pulave pas sulmit në një kotec.

Tigri siberian me emrin Kuzya, njëri prej tre tigrave që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i kishte liruar në natyrë në muajin maj, raportohet se është parë javën e kaluar matanë kufirit, në Kinë.

Agjencia ruse TASS ka raportuar sot se kufitarët kinezë, pas thirrjeve nga fshatarët për sulm kundër pulave, “ kanë zbuluar gjurmë të një kafshe të madhe, pupla dhe gjak, afër një gardhi të thyer të kotecit”.

Duke u mbështetur në agjencinë kineze të lajmeve, Xinhua, TASS-i mëtutje ka raportuar se zyrtarët e pylltarisë në Kinë thanë se gjurmët, me gjasë të mëdha, i takonin tigrit siberian, Kuzya.

Më se 60 kamera janë instaluar në hapësirën e këtij rezervati natyror.

Tigri siberian është lloj i kërcënuar, pasi në gjithë botën kanë mbetur vetëm 450 sosh.

Në vitin 2010, Rusia e ka lansuar një plan për mbrojtjen e tigrave siberianë.

XS
SM
MD
LG