Ndërlidhjet

Gjermani: Janë ndërmarrë masat higjienike të nivelit më të lartë


Ilustrim

Ilustrim

Pasi një punëtor i Kombeve të Bashkuara, i infektuar me sëmundjen Ebola, ka vdekur në Gjermani, autoritetet e spitalit në Lajpcig, kanë thënë se “janë ndërmarrë masat e nivelit më të lartë për mbrojtje”.

“Pacienti që ishte pranuar në spital në klinikën St. George në Lajpcig, Gjermani, dhe ishte trajtuar për shkak të rastit të rëndë të Ebolës, ka vdekur dje për shkak të llojit të sëmundjes me sindromin viral të etheve hemoragjike”, tha sot kryeshefi i Departamentit të sëmundjeve infektive dhe tropikale në klininën St. George në Lajpcig, dr. Bernhard Ruf.

Mëtutje ai theksoi se janë ndërmarrë “të gjita masat higjienike në nivelin më të lartë për mbrojtjen e personelit mjekësor dhe për mbrojtjen e ambientit”.

Raportohet se ky pacient ishte 56 vjeçar, i cili me sëmundjen Ebola ishte infektuar gjatë punës së tij në Liberi.

Prej muajit mars të këtij viti nga Ebola kanë vdekur së paku 4 mijë njerëz, kryesisht në Afrikën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG