Ndërlidhjet

Kirgizi: Raportohet se nusja e rrëmbyer ka bërë vetëvrasje


Pamje e një pjese të kryeqytetit Bishkek në Kirgizi

Pamje e një pjese të kryeqytetit Bishkek në Kirgizi

Një vajzë e re në Kirgizi raportohet se ka bërë vetëvrasje pasi ishte grabitur për tu martuar me dhunë në pjesën veriore të këtij vendi.

Aktivistja Munara Beknazarova i ka thënë sot Radios Evropa e Lirë se vajza 18 vjeçare e ka varur veten, pasi ishte grabitur nga një familje në rajonin Issyk-Kul, më herët këtë muaj.

Por, zyrtarët dhe policia lokale i kanë hedhur poshtë njoftimet e zonjës Beknazarova, duke thënë se incidenti i përshkruar nuk ka ndodhur kurrë.

Munara Beknazarova thotë se gruaja e re, emri i së cilës nuk është publikuar, i ka thënë një miku me telefon, para vetëvrasjes, se ajo ishte rrëmbyer me forcë dhe ishte detyruar të bëhej gruaja e një mashkuli, që ajo nuk e njihte.

Beknazarova është shprehur se prindërit e vajzës nuk e kishin informuar policinë për rastin e vajzës s tyre, por organizata joqeveritare, Aikun Bagyt, e kishte bërë njoftimin.

Aktivistët për të drejtat e njeritu në Kirgizi thonë se çdo vit afro 12 mijë femra në këtë vend grabiten dhe detyrohen të martohen me forcë.

XS
SM
MD
LG