Ndërlidhjet

Bagdad: Nga sulmi vetëvrasës – 15 të vrarë


Pamje nga sulmi i djeshëm me bombë në Bagdad
Pamje nga sulmi i djeshëm me bombë në Bagdad

Nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë në Bagdad janë vrarë së paku 15 vetë dhe plagosur 30 të tjerë.

Policia tha se sulmi ka ndodhur sot në një postbllook në lagjen Kadhimija me popullatë shumicë shiite.

Nga një sulm i tillë dje, në një lagje tjetër shiite të Bagdadit, janë vrarë së paku 25 vetë.

Raportohet se sulme të këtilla ndërmerren pothuajse çdo ditë në gjithë Irakun, tash e disa javë.

XS
SM
MD
LG