Ndërlidhjet

Sulme të reja ajrore kundër militantëve të IS-it në Kobani


Aeroplanët luftarakë amerikanë të tipit F-35

Aeroplanët luftarakë amerikanë të tipit F-35

Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se koaliconi i udhëhequr nga SHBA-të, sot i ka ndërmarrë 21 sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në dhe përreth qytetit Kobani në Siri, që është i rrethuar.

Komanda Qendrore e Ushtrisë së SHBA-ve tha se këto sulme e kanë ngadalësuar avancimin e militantëve të Shtetit Islamik kundër mbrotjësve kurdë të Kobanit, por ka tërhequr vërejtjen se situata mbetet serioze.

Militantët e Shtetit Islamik e kanë nën kontroll afro 1/3 e Kobanit, që gjendet afër kufirit të Sirisë me Turqinë, në pjesën veriore, dhe është i rrethuar nga militantët në jug, lindje dhe perëndim.

XS
SM
MD
LG