Ndërlidhjet

Arabi Saudite: U vra një shtetas amerikan


Pamje e Kullës Mbretërore në Riad
Pamje e Kullës Mbretërore në Riad

Një shtetas amerikan është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një person i armatosur në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite.

Policia tha se sulmi ka ndodhur sot në një stacion të gazit.

Sulmuesi është plagosur gjatë shkëmbimit të të shtënave me policinë, pas sulmit, dhe është arrestuar.

Nuk është i qartë motivi i sulmit.

Ministria e brendshme i ka thënë agjencisë Reuters se sulmuesi ishte shtetas saudit, i lindur në Shtetet e Bashkuara.

Ky ishte incidenti i parë vdekjeprurës në sulmin kundër shtatasve perëndimorë në Arabinë Saudite, prej dhunës së al-Kaidës në periudhën 2003-2006, me ç’rast ishin vrarë disa vetë.

XS
SM
MD
LG