Ndërlidhjet

Putin: Ftohja ndërmjet rusëve dhe ukrainasve - tragjedi


Vladimir Putin
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se “tragjedia kryesore” e krizës në Ukrainë është “ftohja e popullit të Ukrainës dhe Rusisë”.

Këto komente ai i bëri sot në Moskë në takimin me këshillin presidencial për të drejtat e njeriut dhe shoqërinë civile.

“Tragjedia kryesore që po zhvillohet para syve tanë është ftoja e popullit ukrainas dhe atij rus”, tha Vladimir Putin, dhe ka shtuar se “është e domosdoshme të kërkohen mënyra për kapërcimin e kësaj situate”.

Shumë ukrainas e fajësojnë Putinin për krizën dhe armiqësitë që ajo i ka krijuar.

XS
SM
MD
LG