Ndërlidhjet

logo-print

Myslimanët e Krimesë urdhërohen të lirohen nga librat fetarë


Pamje nga qyteti Simferopol në Krime

Pamje nga qyteti Simferopol në Krime

Udhëheqja proruse në Krime ka kërkuar nga myslimanët në këtë territor të aneksuar, që të lirohen nga “literatura e ndaluar islamike” deri më 1 janar të vitit 2015.

Lideri i këtij rajoni, Sergei Aksyonov, u tha sot gazetarëve në Simferopol se autoritetet “nuk do ta konfiskojnë për tre muaj literaturën myslimane, që ishte lejuar nga autoritetet e Ukrainës, e që është e ndaluar nga legjislacioni rus”.

Myslimanë në Krime janë kryesisht banorët tartarë, dhe shumica prej tyre e kundërshtojnë aneksimin e këtij territori të Ukrainës nga ana e Rusisë, që u bë në muajin mars.

Pjesëtarët udhëheqës të komunitetit tartarë në Krime, gjatë muajve të fundit, ishin cak i policisë për posedim të asaj që ajo e cilëson si “literaturë e ndaluar myslimane”.

XS
SM
MD
LG