Ndërlidhjet

Rumani: Basescu akuzon për spiunim, Ponta përgënjeshtron


Pamje e Parlamentit të Rumanisë në Bukuresht

Pamje e Parlamentit të Rumanisë në Bukuresht

Presidenti në largim i Rumanisë, Traian Basescu, pretendon se kryeministri aktual, Victor Ponta, njëherësh kandidat udhëheqës për president, dikur ishte spiun.

Zoti Basescu tha mbrëmë se Victor Ponta ishte oficer sekret i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rumanisë, prej vitit 1997 e deri në vitin 2001, kur ai ishte prokuror.

Gjatë një interviste televizive, Basescu tha se ishte jopërkatëse për të qenë njëherësh prokuror dhe spiun.

Victor Ponta i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se “të gjitha janë gënjeshtra”.

Traian Basescu, rival politik i zotit Ponta, muajin e ardhshëm e përfundon mandatin e tij të dytë të njëpasnjëshëm në postin pesëvjeçar të presidentit të Rumanisë.

Sulmet e fundit ndërmjet dy politikanëve të lartë janë intensifikuar para zgjedhjeve presidenciale, në të cilat favorit konsiderohet Ponta.

XS
SM
MD
LG