Ndërlidhjet

Obama: Ebola nuk po luftohet aq sa duhet


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se “bota nuk po bënë sa duhet” për ta luftuar sëmundjen Ebola.

Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë para gazetarëve në Uashington, duke sugjeruar se do të filloj të bëjë presion ndaj liderëve të vendeve të tjera, që të bëjnë më tepër.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar mbrëmë se nga virusi Ebola, i cili po vazhdon të përhapet në Guine, Sierra Leone dhe Liberi, mund të jenë të prekur mbi 10 mijë njerëz, deri në fillim të muajit dhjetor.

OBSH-ja thotë se numri i njerëzve që kanë vdekur nga kjo sëmundje është më tepër se 4,400 vetë.

XS
SM
MD
LG