Ndërlidhjet

Tahiri: Lajmi për arrestimin e Olsi Ramës – spekulim


Dashamirët e futbollit në Tiranë duke festuar pas nbdërprerjes së ndeshjes në Beograd

Dashamirët e futbollit në Tiranë duke festuar pas nbdërprerjes së ndeshjes në Beograd

Ministri i brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka hedhur poshtë informacionet e mbrëmshme se në Beograd ishte arrestuar Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Tahiri tha se Olsi Rama është larguar nga stadiumi për në aeroport, sipas informacioneve që i kishte nga Ministria e Brendshme e Serbisë dhe zyrtarët shqiptarë në Beograd.

I pyetur se a është arrestuar Olsi Rama, i dyshuar për dirigjimin e fluturakes së vogël digjitale, zoti Tahiri i tha agjencisë Reuters se me sa ka dijeni nuk është arrestuar dhe vlerësoi se informacioni ishte "spekulim”.

Më herët, Radio Televizioni i Serbisë raportoi se Olsi Rama ishte arrestuar në pjesën e veçantë të stadiumit, për dyshime se e kishte orkestruar fluturimin e flamurit në fushë.

Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian të Futbollit 2016, ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, u ndërpre në minutën e 42-të.

XS
SM
MD
LG