Ndërlidhjet

Hong-Kong: Përleshje e protestuesve me policinë


Protestuesit në Hong-Kong
Protestuesit në Hong-Kong

Në Hong-Kong sot janë përleshur policia dhe protestuesit. Kjo ishte përleshja më e dhunshme prej se demonstratat për demokraci kanë filluar para më tepër se dy javësh dhe kjo ka çuar në disa arrestime.

Qindra policë janë përleshur me protestuesit, që i mbronin barrikadat e reja në rrugën kryesore, afër selisë qeveritare të qytetit.

Përfundimisht, policia e mori kontrollin ndaj rrugës kryesore, e cila ishte okupuar nga protestuesit.

Disa protestues dhe policë janë lënduar.

Nuk dihet numri i saktë i personave të arrestuar. Protestuesit, kryesisht studentë, kërkojnë votim të plotë të lirë për liderin e ardhshëm të Hong-Kongut.

Kina, që e ka kontrollin ndaj Hong-Kongut, thotë se banorët mund të votojnë, por ajo do ta bëjë seleksionimin e kandidatëve.

XS
SM
MD
LG