Ndërlidhjet

Putin: Kina dhe Rusia – aleatë të natyrshëm


Vladimir Putin dhe Li Keqiang gjatë takimit në Moskë
Vladimir Putin dhe Li Keqiang gjatë takimit në Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se vendi i tij dhe Kina “janë partnerë të natyrshëm, aleatë të natyrshëm”.

Këto komente ai i bëri dje në Moskë gjatë takimit me kryeministrin e Kinës, Li Keqiang.

Presidenti rus është shprehur pozitivisht për rritjen e lidhjeve ekonomike me Kinën, duke thënë se tregtia bilaterale do të arrijë shumën prej 100 miliardë dollarësh, vitin e ardhshëm.

Zoti Li e ka lavdëruar potenicalin e “pashterrshëm” për bashkëpunim ndërmjet Moskës dhe Pekinit.

Takimi Putin – Li u bë një ditë pasi zyrtarët kinezë dhe ata rusë i kanë nënshkruar më se 30 marrëveshje për një spektër të gjërë të sektorëve, prej energjisë e deri në sestemi bankar.

Vizita triditëshe e kryeministrit, Li Keqiang, në Moskë, po bëhet në periudhën e tensioneve ndërmjet Rusisë e Perëndimit për shkak të krizës në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG