Ndërlidhjet

Kerry: Referendumi në Ukrainën Lindore nuk do të njihet


John Kerry gjatë fjalimit të tij në Paris
John Kerry gjatë fjalimit të tij në Paris

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se referendumi i planifikuar nga separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, muajin e ardhshëm, nuk do të njihet nga Shtetet e Bashkuara ose nga komuniteti ndërkombëtar.

Mëtutje, duke folur dje në Paris, pas takimit me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, zoti Kerry, theksoi se Uashingtoni ka vërejtur se trupat ruse po tërhiqen nga Ukraina.

Por, ai ka theksuar se derisa “trupat po tërhiqen”, pajisja e rëndë ushtarake ruse nuk është tërhequr.

Moska i ka hedhur poshtë akuzat se ka pajisje ushtarake në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG