Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës – pesë të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Pakistan

Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Pakistan

Zyrtarët lokalë thonë se së paku 5 vetë janë vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës, gjatë një tubimi për paqe në pjesën e trazuar fisnore të Pakistanit.

Sulmi ka ndodhur sot në fshatin Pir Mela në qarkun Khyber, që është 100 kilometra në jugperëndim të Peshavarit.

Zyrtarët thanë se në tubim merrnin pjesë liderët fisnorë antitalibanë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Grupet militante të ndërlidhura me al-Kaidën dhe talibanët kanë prani të fuqishme në këtë hapësirë dhe ndërmarrin sulme në Pakistan dhe Afganistan.

XS
SM
MD
LG