Ndërlidhjet

Medvedev: Ripërtrirja me SHBA-të “e pamundshme”


Dmitry Medvedev

Dmitry Medvedev

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, i tha një kanali televiziv amerikan se “ripërtitja” e re në raportet SHBA – Rusia, është “absolutisht e pamundshme”, derisa të vazhdojnë sanksionet kundër vendit të tij.

“Natyrisht se jo dhe është absolutisht e pamundshme”, tha Medvedev, gjatë një interviste me rrjetin televiziv CBNC, i pyetur se nëse është e mundshme ripërtritja, derisa vazhdojnë sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

Në transkriptin e publikuar sot në faqen në Internet të qeverisë së Rusisë, theksohet se Medvedev kishte vlerësuar se sanksionet amerikane ishin “shkatërruese”.

Shtetet e Bashkuara i kanë ndërmarrë disa runde të sanksioneve kundër Rusisë për ta ndëshkuar për aneksimin e Krimesë në Ukrainë, në muajin mars, dhe për rolin e Moskës në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës.

Kievi dhe NATO-ja thonë se Moska ka dërguar trupa dhe armatim në këtë territor, për t’i ndihmuar separatistët prorusë që luftojnë kundër forcave të qeverisë së Ukrainës.

Rusia e përgënjeshtron pohimin se është e përfshirë në konflikt.

XS
SM
MD
LG