Ndërlidhjet

Putin dhe Poroshenko, flasin për paqe


Presidenti rus, Vladimir Putin (majtas) dhe Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko (djathtas)

Kremlini zyrtar ka njoftuar, se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe ai i Ukrainës Petro Poroshenko, kanë diskutuar lidhur me mundësinë për arritjen e një paqeje në lindje të Ukrainës.

Kremlin po ashtu ka thënë se dy udhëheqësit, janë marrë vesh që më 16 dhe 17 tetor të diskutojnë për çështjen e furnizimit me gaz, gjatë samitit në Milano të Italisë.

Gazprom-i, rus ka ndërprerë furnizimin me gaz për Ukrainën në muajin qershor, pasi që Kievi nuk ka paguar borgjet.

Evropa një të tretën e gazit që i duhet, e merr prej Rusisë, ku gjysma e saj rrjedh përmes Ukrainës.

XS
SM
MD
LG