Ndërlidhjet

logo-print

Kazikistani shpall ilegal një grup islamik


Të arrestuarit e grupit radikal 'Takfir Wal-Hijra' në Rusi, në nëntor 2013.

Të arrestuarit e grupit radikal 'Takfir Wal-Hijra' në Rusi, në nëntor 2013.

Kazakistani ka shpallur ilegalë, ‘Tekfir uel-Hixhra’ , një grup ky radikal islamik që tashmë është i ndaluar në Rusi dhe në shumë vende perëndimore.

Prokurori gjeneral, ka thënë sot se Gjykata Supreme në Astana (kryeqytetin kazak) ka shpallur grupin islamik ‘Tekfir uel-Hixhra’, organizatë ekstremiste dhe duhet ndaluar së vepruari në Kazakistan.

Sipas kësaj gjykate, çdo pjesëmarrje në këtë grup, tash e tutje është ilegale.

Takfir ual-Hijra, është themeluar në vitin 1960 në Egjipt, dhe besohet se ka lidhje me degë të Al-Kaidës.

Në nëntor të vitit 2013, autoritetet ruse, që ndajnë kufirin me Kazakistanin, kanë arrestuar 14 persona të dyshuar si pjesëtarë të ‘Takfir ual-Hijra’

Ky grup është ndaluar në Rusi, në Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara, Turqi, Kirgistan dhe në disa vende fqinje myslimane të Kirgistanit.

XS
SM
MD
LG