Ndërlidhjet

Ghani: Dua të ndihmoj femrat afgane


Rula Ghani, gruaje e Presidentit afgan
Rula Ghani, gruaje e Presidentit afgan

Rula Ghani, zonja e parë e Afghanistanit, shpreson që përmes rolit të saj publik, të punojë që të forcojë pozitën e gruas në një shoqëri siç e quan ajo ‘mjaft konservative’.

Në një intervistë publikuar nga ‘Los Angeles Times’ Ghani ka thënë se ajo dëshiëron që të përkrah rolin e gruas në vend, por siq është shprehur ajo ‘pa shqetësuara shoqërine afgane’.

“Dua që të ndihmoj çdo gruaje që dëshiron jetë më të mirë për vehtën, dhe që kërkon të rregullojë standardin e saj jetësorë nga ajo që e jeton sot”, është shprehur Ghani.

Zinat, gruaja e ish presidentit afgan, Hamid Karzai, është parë shumë pak në publik.

Ndërkohë që Rula, gruaje e Presidentit të tashëm Ashraf Ghani, është mbajtur jashtë kampanjës presidenciale të burrit të saj.

Rula Ghani, është Libaneze e lindur në familje krishtere, e cila gjatë ditëve të para të martesës 1970, ka jetuar në Kabul.

Çifti, është larguar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të vitit 1970, ndërsa janë kthyer në Kabul, pasi që ka rënë qeveria e Talibanëve në vitin 2001.

XS
SM
MD
LG