Ndërlidhjet

logo-print

Punëtori i dytë shëndetësor me Ebola në SHBA


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët amerikanë, kanë bërë të ditur se në Teksas të SHBA-së, edhe një punëtor shëndetësor është identifikuar me virusin vdekjeprurës Ebola.

Ky është punëtori i dytë shëndetësor në Teksas, që është infektuar me Ebola, pasi që është kujdesur për pacientin i cili kishte vdekur nga kjo sëmundje.

Departamenti shëndetësor në Teksas, ka lajmëriuar, sot, se punëtori shëndetësor është izoluar menjëherë pasi që i janë paraqitur shenjat e para të sëmundjes, që është temperatura.

Dy punëtorët shëndetësorë tashmë të infektuar me Ebola, edhe pse nuk kanë qenë në Afrikën Perëndimore ku sëmundja po dominon, janë infektuar me virusin, pasi që janë kujdesur për pacientin, Thomas Eric Duncan i cili e kishte marrë sëmundjen në Liberi dhe pasi që ka arritur në Teksas të SHBA-së, i janë paraqitur shenjat.

Eric Duncan, ka vdekur më 8 tetor.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka thënë më 14 tetor, se numri i të vdekurve nga Ebola ka arritur në 4,447 raste, nga 9,914 të të infektuarve.

Lidhur me ndalimin e Ebolës, Presidenti amerikan Barack Obama, ka thënë se ‘bota nuk po përpiqet sa duhet’.

XS
SM
MD
LG