Ndërlidhjet

Nuk ka përparime, në negociatat për programet bërthamore të Iranit


Pamje nga centrali bërthamor në Bushehr të Iranit
Pamje nga centrali bërthamor në Bushehr të Iranit

Zyrtarë të Departamentit të shtetit amerikan, thonë se 'boshllëqe të mëdha' vazhdojnë të mbesin në negociatat lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Por sipas zyrtarëve amerikan, Irani dhe fuqitë botërore të përfshira në këtë dialog, nuk janë duke e diskutuar që të shtyhet afati i arritjes së marrëveshjes, i paraparë më 24 nëntor.

Dialog ky që ka të bëjë me kërkesën e gjashtë fuqive botërore, SHBA, Kinë, Rusi, Francë, Gjermani dhe Britani, që Irani të ndëpres zhvillimet e programeve bërthamore.

Kjo është bërë e ditur, sot, përpara takimit mes sekretarit amerikan John Kerry dhe Ministrit të Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif dhe përfaqësues së lartë të BE-së për politika të jashtme, Catherine Ashton që do të mbahet në Vien.

“Ne nuk do të flasim për shtyrjen e afatit të fundit për arritjen e marrëveshjes që është më 24 nëntor. Po flasim që kjo çështje të kryhet deri më 24 nëntor”, ka thënë ky zyrtar amerikan.

Por ai ka shtuar se ‘mund edhe të mos e arrijmë marrëveshjen’ der në fund të afatit.

Kjo marrëveshje, do të kufizojë aktivitetet iraniane përfshirë pasurimin e uraniumit në shkëmbim të heqjes së sanksioneve.

XS
SM
MD
LG