Ndërlidhjet

Kirgizia miraton draft-ligjin kundër homoseksualëve


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti i Kirgizisë, qysh në lexim të parë ka miratuar draft ligjin përmes të cilit ‘ndalohet mbështetja e marrëdhënieve të të njëjtës gjini’.

Deputeti, Kurmanbek Dyikanbaev ka thënë sot për Radion Evropa e Lirë se, 79 ligjvënës kanë votuar pro ligjit ndërsa 7 kundër.

Draft-ligji do të kalojë edhe në dy lexime në parlament, që më pas të nënshkruhet nga presidenti dhe të hyjë në fuqi.

Ligji kërkon që të gjithë ata që promovojnë të drejtat e homoseksualëve, të dënohen deri në një vit burg.

Ligji përfshin edhe gazetarët të cilët shkruajnë për të drejtat e homoskelsualëve.

Po ashtu, ligji ndalon krijimin e çdo grupi që mbron të drejtat e homoseksualëve.

Kur ky ligj ka kaluar për lexim në parlament, ka reaguar ashpër, ambasada amerikane në Bishkek.

“Një gjë e tillë kërcënon fundamentalisht të drejtat e njeriut dhe është e papranueshme”, patën thënë zyrtarët e ambasadës amerikane, duke kërkuar nga Kirgizia që të mos e miratojë një ligj të tillë.

XS
SM
MD
LG