Ndërlidhjet

Obama diskuton me Evropën për IS


Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, do të mbajë, sot, një video-konferencë me udhëheqësit nga Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, ku do të duskutojë për çështjet aktuale ndërkombëtare, përfshirë edhe për militantët e Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak.

Obama, ka shprehur shqetësime të thella më 14 tetor, lidhur luftimet në Kobani (Siri) afër kufirit me Turqinë, ku militantët e IS, kanë përparuar me sulmet e tyre.

Duke iu drejtuar të pranishmive në një takim të zyrtarëve të mbrojtjës ndërkombëtare, në Uashington, ditë më parë, Obama ka thënë se” Koalicioni ndërkombëtarë do të vazhdojë të sulmojë militantët në Siri dhe Irak”.

Ai ka thënë se 60 shtete i janë bashkuar koalicionit ndërkombëtarë udhëhequr nga SHBA, për të luftuar ekstremistët e IS.

Sipas tij, qëllimi i SHBA-së, është që IS të shkatërrohet deri në fund, në mënyrë që të mos bëhen më kërcënim për regjionin dhe botën.

Koalicioni kundër IS, ka bërë disa sulme ajrore së fundi në vendin Kobani, vend me popullatë kurde, ku gjatë dy ditëve të fundit 13 dhe 14 tetor, janë bërë 21 sulme.

XS
SM
MD
LG