Ndërlidhjet

Infermierët për Ebolën: Spitali na ka detyruar të punojmë pa mbrotje


Ilustrim

Ilustrim

Infermieret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë ankuar në dështim të protokollit në spital, i cili është marrë me rastin e parë të të infektuarit me Ebola.

Kritikat e tyre kanë ardhur sot, pasi që në spitalin Dallas të Teksasit, është sëmurë me Ebolën vdekjeprurëse edhe punëtori i dytë shëndetësorë.

Dy këta punëtorë shëndetësorë, janë përkujdesur për pacientin Thomas Eric Duncan, i cili ishte trajtuar si rasti i parë me Ebola në spitalin e Dallasit, i cili e kishte marrë sëmundjen në Liberi.

Infermeret në Dallas, kanë thënë se ato janë detyruar të punojnë disa ditë pa i pasur mjetet adekuate mbrojtëse, si dhe kanë marrë udhëzime shumë të pakta se si të mbrohen nga virusi dhe si të mos e lejojnë përhapjen e saj.

Infermierja, Deborah Burger, ka thënë se pacienti Eric Duncan është lënë për disa orë në ambient të hapur në emergjencë, pasi që kishtë ardhur.

Më shumë se 4 mijë njerëz kanë vdekur nga virusi Ebola, mga nuaji mars, kur ajo ka shpërthyer dhe po dominon kryesisht në Afrikën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG