Ndërlidhjet

logo-print

Rusia nuk heq trupat nga kufiri me Ukrainën lindore


Komandanti i Forcave Ajrore amerikane, Philip Breedlove.

Komandanti i Forcave Ajrore amerikane, Philip Breedlove.

Komandanti i lartë ushtarak i NATO-s thotë se aleanca nuk ka parë "lëvizje të madhe" deri tani të trupave ruse nga rajoni në kufi me Ukrainën lindore.

Më 11 tetor, Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar rreth 17,600 trupa ruse që të kthehen në bazat e tyre.

Ndonëse, Moska i kishte përshkruar prezencën ruse në kufi me Ukrainën, si stërvitje trajnimi në rajonin jugor Rostov.

Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Philip Breedlove, ka thënë për Associated Press, se tani NATO ‘dëshiron të shoh nëse ky premtim rus do të përmbushet’.

NATO ka hedhur poshtë pretendimet e mëparshme të Rusisë për tërheqjen e trupave nga rajonet në kufi me Ukrainën lindore, ku separatistët po luftojnë me trupat qeveritare që nga muaji prill.

Moska, në vazhdimsi ka mohuar akuzat e Ukrainës dhe të Perëndimit, që Rusia ka dërguar trupa dhe mjete për të ndihmuar separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG