Ndërlidhjet

Ebola, mobilizon Shtëpinë e Bardhë


Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka anuluar vizitën e tij zyrtare për nesër (e enjte), për shkak se do të mbajë një takim emergjent në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar virusin Ebola.

Shtëpia e Bardhë, ka njoftuar se vizita e Obamës në në Nju Xhersi dhe Konektikut për nesër është shtyrë.

Obama kishte planifikuar që të marrë pjesë në fushatën Demokratike të Bashkimit për mbjedhje të fondeve në Nju Xhersi, si dhe në tubimin për rizgjedhjen e Guvernatorit të Konektikutit, Dan Malloy.

“Të mërkurën në mesditë, presidenti Obama do të thërrasë në takim në Shtëpinë të Bardhë, ekipin e tij për të diskutuar mbrojtjen nga Ebola vdekjeprurëse”, ka thënë zëdhënësi Josh Earnest.

Ky veprim, tregon për rritjen e shqetësimit të Shtëpisë së Bardhë ndaj virusit Ebola, pasi që në SHBA, të mërkurën u paraqit me këtë sëmundje edhe personeli i dytë shëndetësorë në Teksas.

I infektuari i dytë, njëjtë si i pari e kanë marrë Ebolën, derisa po kujdeseshin për pacientin e parë me Ebola në Teksas të Dallasit, i cili kishte ardhur nga Liberia.

XS
SM
MD
LG