Ndërlidhjet

Putin do të përballet me Evropën për krizën në Ukrainë


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Në lindje të Ukrainës në Luhansk, ushtria ukrainase ka bërë të ditur se kanë vazhduar luftimet në rrugën ‘Bakhmutka’, ku forcat pro-qeveritare kanë disa pika kontrolli.

Guvernatori regjional i cili mbështet Kievin, Gennadiy Moskal, ka th ënë se luftëtarët rebel kanë rrethuar rreth 112 trupa, por një gjë të tillë e ka mohuar zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko.

Në anën tjetër edhe Moska, ka thënë se disa ushtarë të saj janë zënë nga qeveria e Ukrainës.

Ndryshe, kriza në Ukrainë pritet të jetë temë kryesore e takimit mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe liderëve evropian gjëtë kësaj jave.

Më 16 dhe 17 tetor, në samitin Azi-Evropian në Milano të Italisë, do të jetë rasti i parë për Putin dhe udhëheqësit evropian për të diskutuar ballë për ballë për krizën në Ukrainën lindore.

Yuri Ushakov, nga Ministria e Jashtme ruse në Kremlin, ka thënë se Putin do të takohet më 16 tetor me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe më pas në darkë do të takohen së bashku edhe me udhëheqës të tjerë evropian.

Ushakov thotë se me ‘theks të veçantë’, do të bisedohet për Ukrainën më 17 tetor në mëngjes, në talikimin ku do të jenë prezent udhëheqës të Gjermanisë, Francës, Britanisë, Italisë dhe të Bashkimit Evropian, ku po ashtu do të jetë edhe Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.

XS
SM
MD
LG