Ndërlidhjet

logo-print

Edi Rama: Shqiptarët model frymëzimi për rajonin


Kryeministri i SHqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i SHqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Shqipëria dhe shqiptarët janë model frymëzimi për rajonin.

Ai ka bërë këto komente gjatë një interviste dhënë për Zërin e Amerikës, në SHBA, ku foli për incidentet e djeshme në Beograd, mes ndeshjes së kombëtarës së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë.

Sjelljet e serbëve, Rama i quajti raciste dhe të dhunshme.

“Është për keqardhje që shfaqja e një flamuri shqiptar në fushën e futbollit, aty ku kishte mijëra flamur serb, të përdoret si një alibi për gjithë atë që ndodhi që nga minutat e parë kur u këndua himni ynë, dhe gjithë stadium ulërinte ‘vritini shqiptarët’, e deri në minutën kur djemt tanë dolën nga stadiumi me dhunë dhe më një trysni të madhe psikologjike”, është shprehur Rama.

Ai tha se ndihet krenar për 24 orët e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe për çka dhuruan dje djemtë e kombëtares. “Ata ishin superior në lojë dhe me rast”, tha Rama, duke shtuar se ndihet i lumtur që shqiptarët nuk kanë të bëjnë asgjë me ato që ndodhën në Beograd

“Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të bien në këtë nivel. Shqipëria dhe shqiptarët kanë vendosur të jenë modeli frymëzues i të ardhmes. Duhet të ndihemi mirë që nuk kemi të bëjmë me atë që ndodhi në stadium, që ishte një fatkeqësi e madhe për sportin më popullor në botë, por që ishte edhe një shfaqje e shëmtuar dhe plotësisht e dënueshme, një shfaqje dhune dhe racizmi”, u shpreh Rama.

XS
SM
MD
LG