Ndërlidhjet

logo-print

Pak progres në bisedimet për armët bërthamore të Iranit


Ilustrim

Ilustrim

Sekretari amerikan, John Kerry është takuar me Ministrin e Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, si dhe me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian për politike të jashtme, Catherine Ashton, më 15 tetor, për të vazhduar dialogun e nivelit të lartë, lidhur me programet bërthamore të Iranit.

Një zyrtar amerikan, në kushte anonimiteti, ka thënë se palët vazhdojnë të qëndrojnë larg disa çështjeve’, por sipas tij disa po marrin drejtimin e duhur.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Kina, Rusia dhe Britania, kanë për qëllim që më së largu me 24 nëntor, të arrijnë një marrëveshje, e cila ka të bëj me ndalimin e Iranit për të zhvilluar më tej armët bërthamore.

Ndonëse për këtë marrëveshje, kanë kërkuar më shumë kohë Irani dhe Rusia.

Arritja e kësaj marrëveshjeje, do t’i heq sanksionet ndaj Iranit.

Perëndimi po pret që programet bërthamore të Iranit të ndërpriten, por Tehran (kryeqyteti iranian) vazhdon ta mohoj një gjë të tillë.

XS
SM
MD
LG