Ndërlidhjet

Hong Kong shpërndan protestuesit me gaz lotjellës


Ilustrim

Ilustrim

Policia në Hong Kong ka përdorur gaz lotsjellës, sot në mëngjes, për të ndaluar protestuesit pro-demokracisë, të cilët kanë bllokuar rrugën kryesore të këtij vendi.

Afër selisë së policisë në rrethin e afërt të Wan Chai, qindra njerëz janë mbledhur në orët e para të mëngjesit për të shprehur zemërim për rrahjet ndaj tyre, të një ditë më parë nga ana e policisë.

Më 15 tetor, në Hong-Kong janë përleshur policia dhe protestuesit.

Kjo ishte përleshja më e dhunshme prej se demonstratat për demokraci kanë filluar para më tepër se dy javësh dhe kjo ka çuar në disa arrestime.

Qindra policë janë përleshur me protestuesit, që i mbronin barrikadat e reja në rrugën kryesore, afër selisë qeveritare të qytetit.

Përfundimisht, policia e mori kontrollin ndaj rrugës kryesore, e cila ishte okupuar nga protestuesit.

Disa protestues dhe policë janë lënduar.

Protestuesit, kryesisht studentë, kërkojnë votim të plotë të lirë për liderin e ardhshëm të Hong-Kongut.

Kina, që e ka kontrollin ndaj Hong-Kongut, thotë se banorët mund të votojnë, por ajo do ta bëjë seleksionimin e kandidatëve.

Ndryshe, protestat në Kinë kanë arritur që të paraqesin në rrugë mbi 100, 000 njerëz, numër ky që është ulur në mënyrë të konsiderueshme.

XS
SM
MD
LG