Ndërlidhjet

Sulmet ajrore vrasin qindra militantë të IS


Pamje nga Kobani

Pamje nga Kobani

Pentagoni amerikan, ka bërë të ditur se koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes sulmeve ajrore përreth Kobanit në Siri, ka vrarë me qindra milintantë të Shtetit Islamik (IS).

Por, Admirali John Kirby nuk ka sqaruar se për çfarë periudhë kohore janë vrarë qindra militantë.

Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara, përreth Kobanit, qytet afër kufirit me Turqinë, kanë filluar më 1 tetor.

Sipas qendrës komanduese të SHBA-së, sulmet e fundit në këtë vend, kanë shkatërruar baza të shumta të militantëve të IS në zonën përreth Kobanit.

Vetëm para dy dite, koaliconi ndërkombëtar, i ka ndërmarrë 21 sulme ajrore kundër militantëve të IS në këtë vend.

Sipas Komandës Qendrore të Ushtrisë së SHBA-ve, këto sulme e kanë ngadalësuar avancimin e militantëve të Shtetit Islamik kundër mbrotjësve kurdë të Kobanit, por ka tërhequr vërejtjen se situata mbetet serioze.

Militantët e Shtetit Islamik e kanë nën kontroll afro 1/3 e Kobanit, që gjendet afër kufirit të Sirisë me Turqinë, në pjesën veriore, dhe është i rrethuar nga militantët në jug, lindje dhe perëndim.

XS
SM
MD
LG