Ndërlidhjet

Rusia ndan 80 miliard dollarë për mbrojtje të shtetit


Pjesëtar të parlamentit rus

Pjesëtar të parlamentit rus

Rusia do të shpenzojë nga buxheti i saj, 80 miliard dollarë, në emër të mbrojtjes së shtetit për vitin 2015, ka bërë të ditur kryetari i komitetit të mbrojtjes në parlamentin rus, Vladimir Komoyedov.

Komoyedov ka thënë, sot, për agjencionin rus të lajmeve Interfax se shuma që do të shpenzohet për mbrojtje vitin 2015, do të jetë për 20 miliard dollarë më e lartë se që ka qenë këtë vit.

Por ai ka shtuar se komiteti do të shqyrtojë uljen e këtyre shpenzimeve për vitin 2016 dhe 2017.

Sipas tij, shuma që do të shpenzohet për këtë sektor në vitin 2015, është rreth 4.5 përqind e GDP-së ruse.

Por këto shpenzime, nuk i ka parë si reale Ministri i Financave, Anton Siluanov.

Më 7 tetor, Siluanov ka thënë se Rusia duhet të jetë më ‘reale’ në planifikimin e buxhetit për mbrojtje.

XS
SM
MD
LG