Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon burgosja e ish zyrtarëve kazan


Ilustrim

Ilustrim

Ish zëvendësministri i bujqësisë në Kazakistan, Muslim Omiraev , është dënuar me 10 vjet burg për korrupsion.

Një gjykatë në Astana e ka dënuar Omiraev për pranimin e një ryshfet prej 100,000 dollarë, nga një biznesmen.

Omiraev, i cili u arrestua dhjetorin e kaluar, doli në gjyq në shtator. Ai u deklarua i pafajshëm.

Ministri i bujqësisë në Kazakistan, Asylzhan Mamytbekov ka thënë më herët se ai do të jep dorëheqje, nëse zëvendësi i tij shpallet fajtor.

Brenda dy viteve të fundit, disa ish zyrtarë kazan, janë përballur me gjykime në dyshime për korrupsion.

Disa prej tyre, janë burgosur për shumë vite.

Në korrik, shefi i Agjencisë shtetërore për rregullimin e monopoleve të Kazakistanit, Murat Ospanov, u arrestua me dyshimin për pranimin e një ryshfeti prej 200,000 dollarëve.

XS
SM
MD
LG