Ndërlidhjet

Hong Kong, kërkon takim me protestuesit


Pamje nga protestat në Hong Kong
Pamje nga protestat në Hong Kong

Udhëheqësi i Hong Kong-ut, Leung Chun-ying i ka ofruar përsëri takim studentëve, për të biseduar rreth protestave që tash sa javë kanë bllokuar pjesët kryesore të këtij vendi.

Leung, ka thënë, sot, se ai u ka mundësuar takim protestuesve me zyrtarët e qeverisë.

Leung, ka bërë këtë ofertë, pasi që është paraqitur në internet një ditë më parë, një video ku shihet një polic duke rrahur protestuesit.

Për shkak të këtij incidenti, numri i protestuesve në Hong Kong është rritur dukshëm, më 15 tetor.

Protestuesit, shumica e të cilëve student, po kërkojnë nga Beijing që të tërhiqet nga planet e saj, për t’i zgjedhur kandidatët për zgjedhje që do të mbahen në vitin 2017.

Ata, po kërkojnë zgjedhje të lira dhe demokratike.

XS
SM
MD
LG