Ndërlidhjet

Taxhikistani dhe Azerbajxhani, së bashku kundër armenëve


Emomali Rahmon, Presidenti i Taxhikistanit (majtas) dhe Ilham Aliev, Presidenti i Azarbejxhanit, gjatë takimit të sotëm në Dushanbe

Emomali Rahmon, Presidenti i Taxhikistanit (majtas) dhe Ilham Aliev, Presidenti i Azarbejxhanit, gjatë takimit të sotëm në Dushanbe

Presidenti taxhik, Emomali Rahmon dhe homologu i tij nga Azerbajxhani, Ilham Alijev kanë nënshkruar një deklaratë në Dushanbe, përmes së cilës mbështesin përpjekjet e tyre të përbashkëta dhe individuale për të luftuar kërcënimet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve të tyre.

Deklarata e nënshkruar më 16 tetor thekson: "papranueshmërinë e ndryshimit të kufijve të njohur ndërkombëtarisht."

Dokumenti është konsideruar si një domosdoshmëri urgjente për të zgjidhur në mënyrë paqësore e konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi Nagorni-Karabak, territor ky, që Azerbajxhani pretendon se është i tij, por që aktualisht është i uzurpuar nga forcat pro-armene.

Përveç kësaj, të dy presidentët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin në tregti, transport dhe në atë ushtarak.

Aliyev, ka arritur në Dushanbe në orët e vona të së mërkurës, pas tri dite që ka zhvilluar takime në Taxhikistan.

XS
SM
MD
LG