Ndërlidhjet

Putin lavdëron serbët, kritikon perëndimin


Gjatë vizitës se presidentit rus, Vladimir Putin, sot, në Beograd
Gjatë vizitës se presidentit rus, Vladimir Putin, sot, në Beograd

Presidenti rus Vladimir Putin, gjendet në Beograd për një vizitë shtetërore, me çrast do të zhvillojë takime zyrtare dhe do të marrë pjesë në një paradë ushtarake.

Putin, është i ftuar i nderit në paradën e parë ushtarake të Serbisë brenda 30 vitësh, me të cilën Beogradi shënon përvjetorin e çlirimit të saj nga nazistët në vitin 1944.

Festë kjo që Serbia e ka organizuar katër ditë më herët, për t’ju përshtatur orarit të presidentit Putin.

Fillimisht Putin do të zhvillojë vizitat me udhëheqës shtetërorë, ndërsa rreth orës 16:00 pritët të merrë pjesë në paradën ushtarake.

Putin, ka lavdëruar ‘miqtë serbë’ për mikëpritjen, dhe për miqësinë. Ndërsa ka kritikuar perëndimin për sjelljet e tyre ndaj Rusisë.

Duke kritikuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian mbi Rusinë, për shkak përfshirjës ruse në konfliktin në Ukrainë, Putin i ka thënë të përditshmes serbe ‘Politika’ se izolimi i Rusisë është ‘absurd, dhe qëllim iluzor”, dhe se përpjekjet për të bërë këtë mund të dëmtojnë rëndë ekonominë e Evropës.

Duke vu në kujtesë fuqitë bërthamore të Rusisë, Putin tha: "Ne shpresojmë se partnerët tanë do të kuptojnë kotësinë e përpjekjeve për të shantazhuar Rusinë dhe të kujtojnë se çfarë mund të sjellë përçarja mes fuqive të mëdha bërthamore për stabilitetin strategjik."

XS
SM
MD
LG