Ndërlidhjet

Shefi i ri i EULEX-it i shqetësuar me korrupsionin në Kosovë


Sot, gjatë takimit shefi iri i Eulexit me zyrtarët shtetëror të Kosovës.
Sot, gjatë takimit shefi iri i Eulexit me zyrtarët shtetëror të Kosovës.

Shefi i ri i Misionit të EULEX-it, Gabriele Meucci, në takimin e tij të parë zyrtar, ka takuar Presidenten Atifete Jahjaga

Sipas një komunikate lëshuar nga EULEX, Shefi i Misionit dhe Presidentja Jahjaga diskutuan për çështjet e interesit të përbashkët nga fusha e sundimit të ligjit, në veçanti për sfidat në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

"Pata takim të shkëlqyeshëm me Presidenten. Ndaj me të shqetësimin e saj lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë, dhe jam i përkushtuar që të bëjë çdo gjë që mundem në kuadër të mandatit dhe burimeve të mija për ta ndihmuar Kosovën në këtë sfidë”, ka thënë Meucci.

Ai shton se mandati i tij i ri në Kosovë, shënon fillim të ri, ku sipas tij:” misioni më nuk punon për Kosovën, por me Kosovën, në çdo nivel të institucioneve të saj të sundimit të ligjit, gjithashtu në partneritet me homologët tanë nga Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian“.

Ata po ashtu diskutuan edhe rreth mandatit të ri të EULEX-it, duke e theksuar kalimin e misionit nga pozita e drejtuesit në atë të monitoruesit.

Meucci, diplomat profesionist nga Italia ka përvojë të gjerë në Ballkan. Ai ka qenë ambasador në Malin e Zi dhe më parë ka shërbyer në Kroaci dhe Shqipëri.

XS
SM
MD
LG