Ndërlidhjet

‘Klubi Putin’, në Kirgistan, zemëron autoritetet ruse


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Ambasadori rus në Kirgistan, Andrei Krutko, ka kundërshtuar ashpër hapjen e një restauranti në Bishkek me emër ‘Klubi Putin’

Krutko, ka kërkuar nga autoritetet në Bishkek që të ndërhyjnë dhe të largojnë të gjitha reklamat që e promovojnë atë restorant.

Krutko, ka thënë se është ‘jo etike’ që një restaurant, të mbaj emrin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai ka shtuar se do të bëj çdo gjë që është e mundur, ose për të mbyllur restaurantin ose për të ndryshuar emrin e saj.

Muajin e kaluar, autoritetet në Bishkek, k anë larguar të gjitha reklamat në qytet që promovonin ‘Klubin Putin’.

Në reklamat e restaurantit, është e shfaqur portreti i Presidentit rus, Vladimir Putin me mbishkrimin ‘Klubi Putin’.

XS
SM
MD
LG