Ndërlidhjet

OKB: Ebola dhe IS, ‘plagë binjake’ në botë


Organizata e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Organizata e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara OKB për të Drejtat e Njeriut e ka quajtur sëmundjen Ebola dhe ngritjen e grupit militant të Shtetit Islamik "plagë binjake’ në botë, të cilat kanë marrë vrull, për shkak të neglizhencës ndërkombëtare.

Zeid Raad al-Hussein, është paraqitur në konferencën e tij të parë, sot, pasi ka marrë udhëheqjen e kreut më të lartë të të Drejtave të Njeriut në OKB.

Ai tha se zyra e tij ka filluar të hartojë udhëzime për kombet të cilat po përballen me shpërthime të virusit Ebola, prandaj të drejtat e individëve nuk janë shkelur kur ata janë futur në karantinë për të mbrojtur të mbijetuarit.

Zeid, më pas ka folur për militantët e Shtetit Islamik që po luftojnë në Siri dhe Irak, duke i quajtur ‘ djallëzor dhe lëvizje gjenocide’.

Ai ka shtuar se grupi është ‘antiteza e të drejtave të njeriut, ajo vret, ajo torturon, ajo përdhunon, dhe ideja e tij për drejtësi është të kryej vrasje’.

XS
SM
MD
LG