Ndërlidhjet

Azerbajxhani, arreston çdo aktivist të të drejtave të njeriut


Rasul Jafarov, aktivisti për të drejtat e Azerbajxhanit.

Rasul Jafarov, aktivisti për të drejtat e Azerbajxhanit.

Zyrtarët e Azerbajxhanit, kanë bërë të ditur se Rasul Jafarov, një aktivist i të drejtave të njeriut, i cili gjendet në paraburgim, ka kërkuar nga Presidentit Ilham Aliyev, kërkim falje.

Një kopje e asaj që sipas Shërbimit të Burgjeve ishte një letër nga Jafarov përmes së cilës i kërkon falje presidentit Aliyev, ishte postuar nga agjencia e lajmeve APA, sot më 16 tetor.

Jafarov është arrestuar në gusht, me akuza për tradhëti, evazion fiskal dhe sipërmarrje të paligjshme.

Ai është një nga disa aktivistë të ndaluar në Azerbajxhan.

Më 17 tetor, Departamenti i Shtetit amerikan, i ka bërë thirrje Azerbaixhanit për lirimin e të ndaluarve, të cilët janë marrë me aktivitete për të drejta themelore.


XS
SM
MD
LG