Ndërlidhjet

PE shtyn dhënien e çmimit ‘Saharov’


Leyla Yunus, nga Azerbajxhani, aktiviste e të Drejtave të Njeriut, gjendet në mesin e finalistëve për të marrë çmimin evropian 'Saharov'.
Leyla Yunus, nga Azerbajxhani, aktiviste e të Drejtave të Njeriut, gjendet në mesin e finalistëve për të marrë çmimin evropian 'Saharov'.

Parlamenti Evropian PE ka shtyrë shpalljen e fituesit të çmimit ‘Saharov’ për lirinë e mendimit deri më 21 tetor, ndërkohë që fituesi ka qenë në plan të shpallet sot.

Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz, ka arsyetuar shtyerjen e shpalljes së fitorit, për shkak se sipas tij, anëtarët që do të vendosin për çmimin nuk kanë pasur kohë sot të merren me këtë çështje.

Kjo për shkak, se ata duhet të merren me përbërjen e re të Komisionit Evropian pasi parlamenti hodhi poshtë një person të nominuar.

Schulz, po ashtu tha se tërheqja e një anëtari të Letonisë nga parlamenti, ka krijuar edhe pengesë teknike për marrjen e vendimit.

Finalistët për Çmimin Saharov janë: ‘Euromaidan’, lëvizje ukrainase pro-perëndimore, mbrojtësja e të drejtave të njeriut në Azerbajxhan Leyla Junus, dhe Denis Mukwege një mjek kongolez, i cili ka ka trajtuar me mijëra viktima të përdhunimit.

XS
SM
MD
LG