Ndërlidhjet

Zyrtarë dhe komandantë kurd, kanë njoftuar, sot, se militantët e Shtetit Islamik (IS) janë larguar nga pjesët rreth Kobanit, në kufirin sirian.

Sipas një zyrtari koban, militantët e IS, tani kontrollojnë më pak se 20 përqind të Kobanit, kjo duke i falënderuar sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Militantët e IS, më herët kanë thënë se ata kontrollojnë 40 përqind të kësaj pjese, e cila gjendet afër kufirit me Turqinë.

Koalicioni ndërkombëtarë, ka shpeshtuar sulmet kundër tyre, për të ndihmuar forcat kurde në këtë vend.

Më 15 tetor, Pentagoni amerikan ka thënë se sulmet ajrore kanë vrarë me qindra militantë të IS, por ka shtuar se kjo nuk ka hequr rrezikun, që Kobani, përsëri të bie në duar të militantëve.

XS
SM
MD
LG