Ndërlidhjet

Putin: Do ta ndihmoj Serbinë për çështjet e Kosovës


Presidenti rus, Vladimir Putin duke u përshëndetur me presidentin serb, Tomislav Nikolic.
Presidenti rus, Vladimir Putin duke u përshëndetur me presidentin serb, Tomislav Nikolic.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar se do të ndihmojë Serbinë për të gjitha çështjet lidhur me Kosovën.

Ai këtë premtim e ka dhënë gjatë vizitës së tij në Beograd, sot, ku po merr pjesë në një paradë ushtarake në Beograd.

Putin i ka thënë Presidentit serb, Tomislav Nikolic se Rusia mbetet e vendosur dhe e pa ndryshueshme në raport me Kosovën.

“Ne kemi qëndrim parimor mbi këtë çështje dhe nuk do të ketë ndryshime”, është shprehur Putin.

Ai ka shtuar, se Rusia, e ka ndihmuar Serbinë në të kaluarën, dhe do ta ndihmojë edhe në të ardhmen.

“Në Rusi, miqësia nuk është tregti’, është shprehur Putin.

XS
SM
MD
LG