Ndërlidhjet

Zarif: Kemi arritur progres në bisedimet për programet bërthamore


Takimi mes përfaqësueses për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, sekretarit amerikan John Kerry dhe Ministrit të Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, më 15 tetor në Vjenë.
Takimi mes përfaqësueses për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, sekretarit amerikan John Kerry dhe Ministrit të Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, më 15 tetor në Vjenë.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka thënë, sot, se ‘ka pasur progres në të gjitha fushat’ gjatë bisedimeve me sekretarin amerikan John Kerry dhe shefen për Politika të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Ai e ka cilësuar takimin mes tyre, që u zhvillua më 15 tetor, i cili zgjati më shumë se 6 orë, si: ”të vështirë, serioz dhe të ndieshëm’.

Zarif, ka thënë se Irani nuk dëshiron që këto bisedime të vazhdojnë edhe pas 24 nëntorit, datë kjo që është caktuar si afat përfundimtar për të arritur një marrëveshjes mes Iranit dhe 6 fuqive botërore, lidhur me zhvillimet e programeve bërthamore të Iranit.

Gjashtë fuqitë, SHBA, Franca, Britania, Gjermania, Kina dhe Rusia po kërkojnë nga Irani që të ndërpres zhvillimin e mëtejme të armëve bërthamore.

Ministri iranian, Zarif ka thënë se takimi i ardhshëm me sekretarin amerikan dhe Ashton do të mbahet mbas tre ose katër javësh.

XS
SM
MD
LG