Ndërlidhjet

Pakistani mbështet dënimin me vdekje të të dënuarës për blasfemi


E dënuara, Asia Bibi
E dënuara, Asia Bibi

Një gjykatë në Pakistanin lindor, ka mbështetur dënimin me vdekje të një gruaje të krishterë, e dënuar për blasfemi, katër vjet më parë.

Avokati i Asia Bibis, tha se Gjykata e Lartë Lahore ka hedhur poshtë ankesën e tyre më 16 tetor, dhe u zotua që do të apelojë në Gjykatën Supreme.

Bibi, nënë e pesë fëmijëve është arrestuar në vitin 2009.

Ajo e pret dënimin me vdekje nga nëntori 2010, pasi është shpallur fajtore, me akuzën se ka përçmuar Profetin Muhamed gjatë një grindjeje që ka pasur me një grua myslimane.

Ky rast, zgjojë kritika ndërkombëtare, lidhur me ligjin e Pakistanit për blasfemi, i praktikuar nga viti 1980.

Aktivistët e të drejtave të njeriut, kanë kërkuar nga Pakistani që të shfuqizojë këtë ligj, duke argumentuar se ai është përdorur shpesh për të zgjidhur mosmarrëveshjet personale.

XS
SM
MD
LG