Ndërlidhjet

Tre të arrestuar për sulm ndaj Ambasadës shqiptare në Mal të Zi


Podgoricë - foto arkivi

Podgoricë - foto arkivi

Policia e Malit të Zi ka arrestuar tre persona nën dyshimet se kanë sulmuar me gurë Ambasadën e Shqipërisë në Podgoricë.

Policia ka sqaruar se në incident nuk është lënduar askush dhe se bëhet fjalë vetëm për dëme materiale në ambasadë.

Sulmi ka ndodhur sot në orët e paradites, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai vjen pas incidentit që ka ndodhur të martën në ndeshjen midis Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd.

XS
SM
MD
LG