Ndërlidhjet

Mbi 30 të vrarë nga sulmet në Bagdad


Bagdad - foto arkivi
Bagdad - foto arkivi

Së paku 34 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një valë e sulmeve në zonat shiite të Bagdadit.

Sulmi më vdekjeprurës ka ndodhur në qarkun verior Al Davlai, duke vrarë 14 njerëz dhe plagosur mbi 30 të tjerë.

Sulme vdekjeprurëse ka pasur edhe në qarqet Talibia, Hurrijah dhe Al Shaoula.

Bagdadi, prej muajsh, është në shënjestër të militantëve sunitë, të cilët kanë marrë kontrollin e disa zonave në veri të Irakut dhe në Sirinë fqinje.

XS
SM
MD
LG