Ndërlidhjet

logo-print

OBSH: Ebola ende jashtë kontrollit


Ilustrim

Ilustrim

Numri i të vdekurve nga Ebola do të rritet në më shumë se 4,500 këtë javë, ka thënë Isabelle Nuttall, drejtore e departamentit për menaxhimin e kapaciteteve globale pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ajo ka thënë se shpërthimi i virusit në tre vendet e Afrikës perëndimore, Liberi, Siera Leone dhe Guine, është ende jashtë kontrollit dhe ka kërkuar që fokusi i përpjekjeve ndërkombëtare të mbetet atje.

“Të dhënat tona tregojnë se rastet janë duke u dyfishuar çdo katër javë. Sëmundja është ende e përhapur në Guine, Liberi dhe Siera Leone dhe atje ka transmetime të vazhdueshme të virusit”, ka thënë Nuttall në një konferencë për gazetarë në Gjenevë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka premtuar të mërkurën një përgjigje më agresive ndaj virusit Ebola.

Në SHBA janë infektuar dy persona.

XS
SM
MD
LG